Një grua ka deklaruar në polici se është rrahur nga vëllai i bashkëshortit të saj, kunati.
Sipas saj ajo është sulmuar pas një mosmarrëveshje që ka pasur fillimisht me bashkëshortin e saj.
Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Njoftimi i plotë i policisë:
Podujevë, 24.03.2021 – 19:39. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje që kishte pas me bashkëshortin e saj ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar- vëlla i bashkëshortit të saj. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt, kurse viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor.