Policia ka arrestuar të premten një grua, e cila ka gjuajtur me armë zjarri në një aheng familjar.
Rasti ka ndodhur pasditen e së premtes, në rrugën “Fatbardha Gega” në Prishtinë.
Në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar një armë me karikator të zbrazët dhe katër gëzhoja plumbash.
Policia ka bërë të ditur se e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Rr. Fatbardha Gega , Prishtinë 13.08.2021-16:25 E dyshuara femër kosovare, në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një armë me një karikatorë të zbrazët dhe katër gëzhoja. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt dhe e dyshuara lirohet”, thuhet në raportin e policisë.