Gruaja nga Shqipëria lajmëron policinë se i dashuri nga Suhareka po e keqtrajton

Prishtinë | 02 Maj 2021 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Një grua ka lajmëruar policinë se i dashuri i saj me të cilin bashkëjeton, është duke e keqtrajtuar

Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës në Suharekë, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Sipas policisë, nuk është raportuar për të lënduar e as të arrestuar, ndërkaq rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Suharekë 01.05.2021 – 13:30. Viktima femër shqiptare shtetase e Shqipërisë ka raportuar se është duke u keqtrajtuar nga i dyshuari mashkull K kosovar, me të cilin bashkëjeton. Nuk raportohet për të lënduar e as të arrestuar. Me vendim te prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Të ngjashme