Theresa është menaxhere biznesi dhe jeton në Berlin, Gjermani. Muajin e kaluar ajo arriti të lexojë më shumë se 100 libra psikologjik e politik.
E gjitha filloi me një bast. Një koleg i saj e sfidoi atë të lexonte “Historia e Suksesit” të Malcolm Gladwell për dy orë.
Pavarësisht vendosmërisë së saj, ajo nuk arriti ta përfundonte brenda afatit të caktuar.
Edhe pse e humbi bastin, ajo nuk hoqi dorë dhe u rikthye me një ide të re dhe origjinale.
“Unë dua të lexoj më shumë libra joletrarë. Më duket e dobishme kur lexoj përmbajtjet e tyre, më ndihmojnë të krijoj një ide se cilët janë librat që më duhet të lexoj patjetër!”
Ajo kerkoi disa website dhe programe të cilat të prezantojnë me copëza kapitujsh. Leximi dhe degjimi I tyre në audio, bëri të mundur që ajo të thyente këtë rekord personal.
“Unë kaloja shumë kohë në rrjete sociale dhe Netflix. Profesioni im është rraskapitës, dhe kur mbaroj punë truri im është pothuajse i paaftë për të bërë asgjë. Leximi i librave është si ushqim për trurin tim. Kam mundësi të mësoj gjëra të reja dhe jam e lumtur që bëj diçka produktive me kohën time. Çdo mëngjes zgjohem më e mençur se një ditë më parë”.