Gruaja e cila u plagos aksidentalisht nga djali i saj polic dje në Prishtinë, ende është në gjendje të rëndë.
Kështu tha shefi i Mjekimit Intensiv në QKUK Shaqir Uka.
Ai tregoi se pacientja fillimisht është pranuar në Qendrën Emergjente, pas lëndimeve që i ka pësuar me armë zjarri në regjionin e kokës.
“Pas ekzaminimeve është vendosur indikacioni për intervenim kirurgjik, i cili është kryer dje në orët e vonshme. Pas intervenimit kirurgjik është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm, dhe vazhdon të qëndrojë në njësinë e Mjekimit Intensiv Qendror”, shtoi Uka.
“Për momentin pacientja prezantohet të jetë e fjetur me barna, e lidhur për aparature mjekësore”, tregoi mes tjerash shefi i Mjekimit Intensiv.
Ai tutje theksoi se ekipi mjekësorë po vazhdon të bëjë përpjekje për stabilizimin e gjendjes së pacientes.
“Përderisa është në Mjekim Intensiv, dhe ka lëndime të tilla në regjionin e kokës, hyn në rradhën e pacienteve që janë të rrezikuar”, shtoi Uka./klankosova