Një grua që u raportua e humbur dje në lagjen Dardania në Prishtinë, është kthyer te familja e saj.
Këtë e kanë konfirmuar për Gazetën Sinjali, familjarët e saj.
“Ju njoftojmë se ajo është kthyer në familjen e saj shëndosh e mirë”, kanë thënë ata përmes e-mailit.
Mbrëmë, në lagjen Dardania në Prishtinë, policia ka hasur një grua pa përkujdesje e cila nuk posedonte as dokumente identifikuese dhe për rrjedhojë nuk dihej as adresa e banimit të saj.
Sot, mësohet se ajo u kthye te familja e saj dhe është në gjendje të mirë shëndetësore