Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën në Prishtinë është raportuar për dhunë në familje. Pas një mosmarrëveshje gruaja ka sulmuar fizkikisht burrin e saj.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe më pas ka pranuar tretman mjekësor.
”Prishtine 27.05.2017-14:00. Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër K-Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër te prokurorit rasti shkon ne procedure te rregullt.
Bazuar në statistikat e policisë në Kosovë çdo ditë ndodhin raste të dhunës familjare dhe viktimiat kryesisht janë femra.”