Gruaja shtatzënë që i shpëtoi shpërthimit të maternitetit në Mariupol, sjell në jetë një vajzë

Prishtinë | 12 Mar 2022 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Mariana Vishegirskaya ishte në mesin e një sërë grave që ndodheshin në maternitetin e Mariupolit që i mbijetuan granatimeve. Ajo lindi fëmijën e saj në një spital tjetër të enjten, sipas tezes  Tatiana Liubchenko.“Mariana është në gjendje të mirë shëndetësore dhe e ka quajtur vajzën Veronica”, tha Liubchenko.

Ajo lindi mbrëmë në orën 22:30,  foshnja është e shëndetshme dhe peshon rreth 3 kg. Por tezja e Vishegirskaya është e shqetësuar për përkeqësimin e kushteve në qytetin Mariupolit, për shkak të mungesës së ujit të pijshëm dhe ushqimeve.

“Shpresoj që të sigurohen kushtet e mjaftueshme që foshnja të jetë e shëndetshme”, shtoi ajo./abcnews.al

Të ngjashme