Një grua shtatzënë e cila u fotografua duke u evakuuar nga një maternitet i bombarduar në qytetin ukrainas të Mariupol, ka vdekur bashkë me foshnjën e saj.
Ajo u dërgua me urgjencë në një spital tjetër pas sulmit rus javën e kaluar, raportoi agjencia e lajmeve AP.
Ndërsa mjekët u përpoqën ta shpëtonin dhe duke kuptuar se po humbiste fëmijën e saj, thuhet se ajo bërtiti: “Më vrisni tani”.
Foshnja u lind me prerje cezariane, por nuk tregoi “asnjë shenjë jete”, tha kirurgu Timur Marin, i cili shtoi: “Të dy vdiqën”.