Një shtetase e Malit të Zi e ka lajmëruar policinë e Kosovës se dikush në një dasmë në Pejë ia ka vjedhur çantën, raporton Gazeta Express.
Sipas raportit të policisë, viktima ka deklaruar se në çantë kishte pasur para të gatshme dhe stoli ari.
Rasti po hetohet.
“Pejë, 31.07.2021 – 23:00. Viktima femër shtetase e Malit të Zi, ka informuar se për deri sa ishte në një aheng i është vjedhur një çantë dore. Sipas viktimës, në çantë kishte para të gatshme dhe stoli ari. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante”, thotë policia e Kosovës në raportin 24 orësh.