Gruda i PDK-së: Seanca të vazhdojë sipas praktikave të deritanishme

Prishtinë | 13 Kor 2025 | 11:37 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka kërkuar në seancën e 46-të për konstituimin e Kuvendit që procesi të vazhdojë në përputhje me praktikat e mëparshme parlamentare, raporton Ekonomia Online.

Ai i dorëzoi kryesuesit Avni Dehari aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar rishqyrtimin e tij.

“Do të propozoj por dua një sqarim, jemi në seancën e 46 sigurisht na duhet me u përmbajte njerëzit presin nga ne për zgjidhje të kësaj çështje. E kam sjellë aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese I cili thotë që seanca duhet të udhëhiqet sipas praktikës së deri tanishme.”, ka thënë Gruda.

Të ngjashme