Gruda: Kandidati për kryetar të Kuvendit nuk mund të imponohet pa konsensus

Prishtinë | 27 Qer 2025 | 12:02 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK Përparim Gruda, duke komentuar vendimin e Kushtetueses, tha se kandidati për kryetar të Kuvendit nuk mund të imponohet pa konsensus dhe pa kompromis, raporton Ekonomia Online.

“Aktgjykimi në mënyrë precize thotë që seancat kanë qenë me shkelje të Kushtetutës. Këto seanca i ka drejtuar kryesuesi Dehari dhe Vetëvendosje . Për sa i përket komisionit për votim të fshehtë, Gjykata Kushtetuese e ka shpallur jokushtetues.

Ne asnjëherë nuk e kemi kontestuar të drejtën që partia e parë të propozojë kandidatin, por ky kandidat nuk mund të imponohet pa konsensus dhe kompromis. VV-ja deri sot nuk ka bërë asnjë kompromis. Gjykata ka thënë se kryetaren e Kuvendit duhet zgjedhur me konsensus”, tha Gruda.

Të ngjashme