Anëtari i kryesisë së PDK-së, Përparim Gruda ka thënë se sulmet e Kurtit ndaj Prokurorisë së Shtetit janë një tregues i qartë i dështimit të tij të plotë në realizimin e reformave të premtuara dhe i frikës nga zbulimi i korrupsionit endemik qeveritar, siç konstatohet edhe në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se Kurti përsëriti mbrëmë premtimet e para katër viteve për reformimin e sistemit të drejtësisë, duke harruar se është në fund të mandatit.
Tani, sipas tij Kurti duhet të fliste për realizimin e tyre, e jo t’i përsëriste ato.
“Pse nuk e bëre padinë për gjenocid ndaj Serbisë, siç e ke premtuar në programin e qeverisë? Apo edhe këtu të pengon Prokuroria e Kosovës? Të jesh kryeministër dhe të sulmosh në këtë mënyrë rendin ligjor dhe organet e drejtësisë të vendit tënd nuk është trimëri, por qyqarllëk”, ka shkruar Gruda.