Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka deklaruar se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duhet të jetë i lirë, duke shprehur bindjen se ai do të lirohet më 16 shtator, raporton Ekonomia Online.
Gruda, i pyetur nëse në rast të lirimit nga Haga, Thaçi duhet të bëhet president, ka thënë se kjo çështje nuk është temë për sot, duke theksuar se prioritet është liria e tij.
“Nuk është temë kjo sot, Thaçi duhet të jetë i lirë, kjo është tema. Do të jetë i lirë dhe ne jemi të bindur që do të jetë i lirë më 16 shtator”, tha Gruda.
