Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka treguar se mosha mesatare e të infektuarve në Kosovë është 44.3 vjeç.
Hoti, përmes një postimi në profilin e tij në facebook, po ashtu ka thënë se grup-mosha më e prekur ajo 30-39 vjeç (21%).
“Mosha mesatare e të infektuarve nga Covid-19 në Kosovë është 44.3 vjeç”.
Grup-mosha më e prekur ajo 30-39 vjeç (21%).
Këto statistika dëshmojnë se të rinjtë janë të rrezikuar nga Covid-19, po aq sa edhe moshat më të vjetra.
“Kujdesu dhe mbrohu, e ke këtë mundësi”, ka shkruar Hoti në Facebook.