Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare e Tokës, Grupi i Deputetëve të Gjelbër të Kuvendit të Kosovës, ka mbjell fidanë në oborrin e Kuvendit.
Mimoza Kusari-Lila, tashmë kryetare e këtij grupi, tha se qëllimi është që të ngrisin vetëdijen për çështjet mjedisore, raporton Ekonomia Online.
“Ashtu siç e kemi paralajmëruar në seancën plenare sot është konstituimi i grupit të gjelbër, grup joformal i deputetëve i përfaqësuar nga deputetë të të gjitha Grupet Parlamentare në Kuvendin e Kosovës”.
“Aktivitetin e sotëm e nisëm me një gjest simbolik, me mbjelljen e një druri në oborrin e Kuvendit. Gjithashtu edhe në solidarizim të shumë iniciativave për mbjelljen e pemëve, për ruajtjen e mjedisit si dhe shënimin e fillimit të javës që shënon Ditët e Tokës”.
“Ajo që nisëm si grup është të ngrisim vëmendjen në çështjet mjedisore, skenimin e legjislacionit aktual, gjithashtu edhe vlerësimin e legjislacionit të ri që vjen në Kuvendin e Kosovës”.
Ndërsa, nga ora 14 do të mbahet mbledhja konstituive e këtij grupi, raporton EO.