Grupi “Marakli t`kerreve” së bashku me Transfuzionin e Gjakut, të shtunë kanë organizuar aksion të dhurimit të gjakut, raporton Ekonoimia Online.
Ardian Syla nga grupi Marakli t’kerreve, tha se këtë aksion e kanë organizuar në mënyrë që të ndihmojnë të gjithë ata që kanë nevojë për gjak.
Ai tha se ndihet mirë kur dhuron gjak.
Ndërsa, Albana Gashi, menaxhere për promovimin e dhurimit vullnetarë të gjakut në Qendrën Kobtare të Transfuzionin të Gjakut, tha se aksione të tilla të dhurimit të gjakut janë të mirëseardhura për ta, duke falënderuar të gjithë ata që po dhurojnë gjak.
Ajo thotë se momentalisht gjendja me rezervat e gjakut është stabile, por për shkak të pandemisë kanë pasur probleme me disa grupe të gjakut.
“Gjatë kohës së pandemisë kemi pasur vështirësi në disa grupe të gjakut që janë më të rralla, por me organizimin e aksioneve dhe me vullnetarë që kanë ardhur kemi mbuluar mungesat. Apelojë tek të gjithë qytetarët që kanë shëndet të mirë të vijë dhe të bëjnë një dhuratë për fundvit duke dhuruar gjak”, ka thënë ajo ndër të tjera.