Grupi i Normandisë bisedoi për konfliktin në Ukrainë

Prishtinë | 25 Kor 2017 | 08:34 | Nga

Qeveria gjermane tha se Gjermania, Franca, Rusia dhe Ukraina janë pajtuar për një numër “masash të menjëhershme”, për të shtyrë përpara një marrëveshje për paqe në lindje të Ukrainës, të ndërmjetësuar në vitin 2015.

Qeveria në Berlin tha të hënën vonë se i ashtuquajturi Grup i Normandisë bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të shkeljeve të armëpushimit në lindje të Ukrainës, ku separatistët pro-rusë luftojnë forcat qeveritare.

Deklarata u lëshua pas dy orësh bisedime në telefon midis liderëve të katër vendeve.

Ajo po ashtu thekson se tërheqja e armëve të rënda është prioritet.

Detaje për masa specifike nuk janë bërë të ditura.

Marrëveshja e vitit 2015, e njohur si Marrëveshja e Minskut, nuk ka arritur të ndalojë luftimet në lindje të Ukrainës.

Mbi 10,000 veta janë vrarë prejse ka shpërthyer konflikti në prill të vitit 2014.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme