Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, bashkë me deputetët Ali Berisha, Albena Reshitaj dhe Arbër Tolaj kanë pritur sot në një takim përfaqësuesit e Federatës Sindikale të Kosovës, Blerim Syla dhe Islam Krasniqi me të cilët kanë biseduar për Ligjin për Paga.
“Temë diskutimi me përfaqësuesit sindikalë, ka qenë mos-implementimi i Ligjit për Paga, i cili ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës në kohën e Qeverisë Haradinaj.”, është thënë në një njoftim të AAK-së.
Po ashtu, palët kanë diskutuar edhe për gjendjen e fundit të shkaktuar nga pandemia e Coronavirusit dhe masat e ndërmarra për të evituar përhapjen edhe në Kosovë.