Personat me grupet e gjakut A, B apo AB kanë rrezik më të madh nga sëmundja e zemrës sesa personat me grupin 0 (zero), kanë publikuar shkencëtarët amerikanë.
Sipas shkencëtarëve nga Universiteti i Harvardit, njerëzit me grupin e gjakut 0 (zero) kanë një mbrojtje natyrore nga sëmundjet e ndryshme të zemrës.
Njerëzit me grupin B të gjakut për 11 për qind, ndërsa ata me grupin A, deri 5 për qind se do të kenë probleme me zemrën.
Shkencëtarët besojnë se grupi 0 i gjakut ka substanca të caktuara në gjak, të cilat ndihmojnë qarkullimin dhe zvogëlojnë mundësinë e shfaqjes së droçkave në gjak, që në mënyrë të drejtpërdrejtë zvogëlon mundësitë e pësimit të sulmit në zemër.
Grupi A i gjakut ndërlidhet me nivelet e larta të kolesterolit të keq në gjak, derisa grupi AB i gjakut është më shumë i ekspozuar ndaj shfaqjes së pezmatimeve, të cilat kanë rol kyç në dëmtimin e artereve.
“Njerëzit nuk mund ta ndryshojnë grupin e gjakut, por mund t’i ndryshojnë shprehitë e jetës nëse kuptojnë se janë në rrezik nga telashet me zemrën”, deklaroi profesori Lu Ki. /Telegrafi/