Gjenerali Abdourahmane Tchiani është shpallur lideri i ri i Nigerit, pas një grusht shteti dramatik të ndodhur atje. I njohur gjithashtu si Omar Tchiani, ai organizoi një kontroll që filloi të mërkurën kur njësia e rojeve presidenciale që ai drejtonte kapi liderin e vendit, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Kjo shkatërron tranzicionin e parë paqësor dhe demokratik të Nigerit që nga pavarësia në 1960.
Presidenti Mohamed Bazoum mendohet se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ende mbahet rob nga rojet e tij.
Grusht shteti është dënuar ashpër nga aktorët ndërkombëtarë duke përfshirë Bashkimin Afrikan, bllokun rajonal të Afrikës Perëndimore (Ecowas), BE-në dhe OKB-në.
Gjenerali Tchiani, 62 vjeçar, ka qenë në krye të gardës presidenciale që nga viti 2011 dhe u promovua në gradën e gjeneralit në vitin 2018 nga ish-presidenti Mahamadou Issoufou.