Në një video që tashmë është bërë virale kudo në rrjet, shfaqen disa adoleshentë teksa përplasen fizikisht me njëri-tjetrin, pranë gjimnazit “Ismail Qemali”.
Djemtë godasin njëri tjetrin duke krijuar një situatë kaotike.
Videoja në fjalë është regjistruar nga një qytetare, e cila shkruan se u trondit nga skena pasi njëri prej djemve nxori thikën dhe goditi me të në shpinë një djalë tjetër, shkruan Top Channel.