Distria Krasniqi ka fituar edhe luftën e saj të dytë në Grand Slam të Parisit.
Në kategorinë -52 kilogramë Distria Krasniqi po bën një garë shumë të mirë në Grand Slam të Parisit.
Pas fitores së parë ndaj francezes, Distria ka bërë mirë edhe në luftën e dytë përballë britanikes Chelsie Giles.
Luftëtarja dardane fitoi luftën ndaj britanikes vetëm pas ‘Golden Score’, pasi koha e rregullt shkoi pa fituese. Distria fitoi me rezultat 1:0 dhe tashmë shkon në gjysmëfinale, si fituese e ‘Pool C’.