Një grua ka përjetuar tmerrin kur guaca e tualetit të saj ishte e bllokuar tërësisht.
Ajo nuk mund të përdorte banjon pasi uji nuk shkonte dhe pas disa tentimeve problemi nuk u rregullua.
Kur mirëmbajtja e banesës arriti në apartamentin e saj, panë se guaca duhej të largohej tërësisht në mënyrë që të evitohej problemi shkakun e të cilit ende nuk e kishin gjetur.
Me t’u thyer guaca ata panë se brenda ishte një mi gjigant që kishte ngecur brenda guacës.