Guardiola arsyeton veprimin e Xhakës: I kuptoj emocionet

Prishtinë | 01 Nën 2019 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

Xhaka nxiti shumë reagime pas sjelljeve të tij jo të hijshme, në ndeshjen e fundit të ‘Gunners’ në Premierligë, kur mesfushori u zëvendësua.

Lojtari me prejardhje nga Kosova u përcoll me shumë vërshëllima, duke bërë që ai të mos mund t’i kontrollojë reagimet, duke ofenduar edhe tifozët.Por, këto veprime të Xhakës janë krejtësisht të arsyetueshme, sipas fjalëve të Pep Guardiola.“Ne duhet t’i respektojmë mbështetësit.

Por, nuk është e lehtë për lojtarët nganjëherë” ka thënë Guardiola, lidhur me incidentin e Xhakës, transmeton lajmi.net.“E kuptoj Xhakën, emocionet, momentin. Nuk e di se çfarë po ndodh nga brenda, por ndoshta nuk jam njeriu i duhur për të thënë, sepse ndonjëherë nuk kontrollohen emocionet, por duhet provuar” ka shtuar trajneri spanjoll.

“Në fund të fundit, është vetëm një lojë, për të bërë qejf, për të dhënë maksimumin dhe jam i sigurt se përfshirë Xhakën, të gjithë lojtarët japin maksimumin për Arsenal. Shpresoj që ata ta falin Xhakën dhe të vazhdojnë përpara” shtoi Pep.Arsenal do të synojë tri pikët në ndeshjen kundër Wolverhampton, ku Xhaka nuk do të jetë i përfshirë në skuadër.

Të ngjashme