Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka këmbëngulur se beson në aftësitë e futbollistëve të tij për t’i fituar të gjitha pesë ndeshjet e mbetura në Premierligë në një luftë dramatike për titull.
Manchester City e regjistroi fitoren e nëntë më radhë në Premierligë të dielën kur e mundi 3:1 Crystal Palacen, duke i ngjitur përkohësisht në krye të renditjes tabelore, para se Liverpooli ta mposhte 2:0 Chelsea dhe të rikthehej në pozitën e parë, transmeton Gazeta Express.
Guardiola këmbëngul se ekipi i tij, i cili është në ndjekje të triumfit të katërfishtë historik (katër trofeve në të gjitha katër garat), nuk është e pamposhtur – edhe pse e paralajmëroi rivalin për titull se nuk ka arsye përse të dyshojë në futbollistët e tij.
Ndeshjet e mbetura të Liverpool dhe Manchester City:
“Ne luajtëm çdo tri ditë në dhjetor, janar dhe shkurt, pra pse të mos ju besojmë këtyre djelmoshave për ta bërë përsëri?” tha Pep.
“Natyrisht, ne mund të humbasim, nuk jemi të pamposhtur. Edhe ne kemi dobësi”, shtoi ai.
“Për dy sezone i kemi arritur 183 pikë, kanë mbetur edhe pesë ndeshjes, përse duhet të dyshoj në atë që mund ta bëjnë këta lojtarë? Unë kurrë nuk dyshoj në futbollistët e mi”, këmbënguli ai.