Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka këmbëngulur se gara për titull në Premierligë nuk ka marrë fund aspak, megjithëse se skuadra e tij e mbylli vitin 2021 si kryesuese e tabelës me një epërsi prej tetë pikëve ndaj rivalëve, pas fitores kundër Brentfordit.
City e shfrytëzoi humbjen e Liverpoolit 1:0 ndaj Leicesterit të martën dhe barazimin e Chelseat 1:1 me Brightonin të mërkurën për ta mundur Brentfordit në mënyrë që të krijojë shkëputje edhe më të madhe ndaj tyre, raporton Gazeta Express.
Phil Foden e vendosi ndeshjen me golin e tij të pestë sezonal në lirë kur shënoi herët në pjesën e parë, pasi u shërbye nga Kevin de Bruyne.
Kjo ishte fitorja e 10-të radhazi e ekipit të Guardiolës dhe bën që ai të jetë në pozitë komanduese për pjesën e mbetur të sezonit.
“Në lojë janë edhe 54 pikë”, tha Guardiola.
“Të gjithë juve, faleminderit për fjalët e mira për fitoren tonë, por unë nuk do t’i besoj asnjë fjale që e thoni ju se titulli është punë e kryer, sepse Chelsea dhe Liverpooli janë më shumë se ekipe të jashtëzakonshme. Njëra është kampione e Evropës e tjera është rivale e jona tash e shumë vite”, nënvizoi ai.