Pep Guardiola ka mbështetur zërat që qojnë Mikel Artetan në stolin e Arsenal.
Trajneri i Manchester City, Guardiola, beson se Arteta është i gatshëm që të marrë drejtimin e Arsenal.
Pep beson se Arteta do të jetë një trajner herët apo vonë, me ish kapitenin e Arsenal që lidhet tashmë me stoline skuadrës nga Londra Veriore.
“Sigurisht, Arteta do të jetë menaxher herët apo vonë, ai është i ri” ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.
Arteta është ndihmës-trajner tek skuadra e Manchester City, ku ka mësuar shumë nga Pep Guardiola.
Me formën e dobët të Arsenal, Unai Emery është buzë shkarkimit, kurse emri i Arteta është ai që shihet si potencial për stolin e ‘Gunners’.