Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka numëruar favoritët për titullin e kampionit në Premierligë, për sezonin që po afron.
Pep Guardiola ka përfshirë skuadrën e Manchester United në listën e konkurrentëve për titullin e Premierligës.“Mendoj se United me Maguire dhe lojtarët tjerë që kanë transferuar, do të jenë një nga pretendentët për titullin” ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.
“Arsenal, Chelsea dhe Tottenham gjithashtu kanë fituar ndeshjet parasezonale, kështu që mendoj se do të jenë shumë pretendentë këtë edicion” ka thënë tutje ai në konferencën për shtyp.‘Citizens’ do të tentojë të futet në sezonin 2019/20 për ta ruajtur titullin e kampionit, për vitin e tretë radhazi.Skuadra e Pep Guardiolas e ka nisur për mrekulli këtë edicion, duke fituar trofeun e Community Shield, me fitoren kundër Liverpool.