Pep Guardiola është njëri nga trajnerët që shpenzon më së shumti në transferimin e lojtarëve.
Trajneri spanjoll, Pep Guardiola njihet si trajner që iu beson të rinjve, por në anën tjetër shpenzon edhe miliona në blerje të reja.
Sipas një studimi të Marca, Guardiola gjatë tetë viteve sa ka qenë në krye të Barcelonës, Bayern Munichut dhe Manchester Cityt, ka shpenzuar saktësisht 998.4 milionë euro.
Prej kësaj shume, 341.5 milionë euro i ka shpenzuar për katër vite në Barcelonë, 203.9 milionë euro për tre vite në Bayern Munich dhe 453 milionë euro për një vit në Manchester City.
382 milionë euro janë transferuar për sulmues, 366.8 milionë euro për mbrojtës, 180 milionë euro për mesfushorë dhe vetëm 69.6 milionë euro për portierë.
Lojtari më i shtrenjtë i transferuar nga Guardiola është sulmuesi Zlatan Ibrahimovic për 70 milionë euro.
Guardiola vetëm këtë verë me Cityn ka shpenzuar 240 milionë euro për gjashtë lojtarë dhe është vetëm 17 milionë euro larg që të thyej rekordin e Real Madridit 257 milionë euro që shpenzoi në vitin 2009, për më së shumti shpenzime gjatë një afati kalimtar.