Trajneri katalonas, Pep Guardiola, mbeti i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij, mirëpo mendon se ata mbetën të dëmtuar nga vendimet e marra nga VAR-i, që rezultuan me eliminimin të Manchester Cityt nga Liga e Kampionëve.
Pep Guardiola u duk shumë i zhgënjyer me eliminimin e skuadrës së tij nga faza çerekfinale e Ligës së Kampionëve përsëri, pasi VAR-i ia anuloi golin e shënuar në minutat e fundit, që ia siguronte Manchester Cityt fitoren dhe kualifikimin në gjysmëfinale, për shkak të pozitës jashtë loje.
Manchester City e filloi këtë ndeshje pas disfatës 1:0 në ndeshjen e parë në Ëhite Hart Lane. Manchester City duhej të fitonte me dy gola epërsi për ta siguruar kualifikimin, dhe në vetëm 21 minutat e parë, ata i shënuan tri gola, mirëpo edhe Tottenhami i shënoi dy të tjera.
Ndërsa, golin që i nevojitej Cityt e shënoi Sergio Aguero në pjesën e dytë të ndeshjes, por menjëherë pas tij erdhi edhe goli i radhës i Tottenhamit, rreth 15 minuta para fundit. Manchester City ishte në kërkim të golit të fitores, mirëpo edhe kur një i tillë u shënua, disa momente para fundit, ai u anulua për pozitë jashtë loje.
“Në 20 minutat e parë, ishim duke fituar 3;2. Pesë gola në 20 minuta nuk është normale. Ne i shënuam golat tona dhe pjesën tjetër e bëri VAR-i. Llorente shënoi me dorë. Goli i Sterlingut ishte nga një pozitë jashtë loje”, ka thënë Guardiola.