Guardiolas nuk i bëri përshtypje eliminimi nga Carabao Cup

Prishtinë | 28 Sht 2023 | 12:50 | Nga Ekonomia Online

Pep Guardiola këmbëngul se Manchester City është më se i lumtur me tripletën pasi Newcastle i dha fund ëndrrës së tyre për të fituar të katër kupat këtë sezon.

Shpresat e Cityt për të fituar katër trofe të madh morën fund pasi Alexander Isak i Newcastle shënoi brenda 10 minutave në pjesën e dytë të ndeshjes së raundit të tretë të Carabao Cup në St. James’ Park, të mërkurën, raporton Klankosova.tv.

Tekniku spanjoll i Qytetarëve bëri shtatë ndryshime në formacion nga fitorja e fundjavës ndaj Nottingham Forest dhe madje la në stol golashënuesin më të mire të skuadrës, Erling Haalandin.

Formacioni eksperimental startues i Cityt dështoi të prodhonte gola, pavarësisht se e dominuan lojën në pjesën e parë.

Sidoqoftë, Guardiola ishte i impresionuar me mënyrën se si luajti skuadra e tij dhe nuk u shqetësua edhe shumë për eliminimin nga kjo kupë.

“Kemi luajtur një lojë të pabesueshme. Ata u organizuan pas pushimit dhe ishin më agresivë. Ata shënuan një gol. Urime për Newcastle”, tha Guardiola, shkruan “Skysports”. 

Të ngjashme