Gucati e Haradinaj nuk ishin në dijeni nëse dokumentet në paketa ishin konfidenciale, thotë mbrojtja

Prishtinë | 02 Sht 2021 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Po mbahet në Hagë konferenca e dytë përgatitore për gjykim në rastin e ish-krerëve të OVL-UÇK, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj në të cilën është diskutuar rreth paketave që vitin e kaluar u dorëzuan në zyrat e organizatës. Zyra e Prokurorit të Specializuar ka deklaruar se ato materiale kanë qenë konfidenciale, për çka nga mbrojtja është thënë se të akuzuarit nuk kanë qenë në dijeni për natyrën e atyre dokumenteve.

Nga ZPS u tha se të gjitha që përmenden brenda paketave të materialeve janë material i mbrojtur.

“Të gjitha që përmenden brenda paketave të materialeve janë material i mbrojtur sidomos kjo përmendet në paragrafin 37, vendimit të konfirmimit. Sikurse thash dje, çdo gjë që tha mbrojtja dje vërtetoi se ata e kanë të qartë që materialet që janë dorëzuar janë konfidenciale, kundërshtimet e mbrojtjes së Gucatit kanë të bëjnë me së pari klasifikimin e dokumenteve që janë dorëzuar dhe autenticitetin e tyre mirëpo ZPS do të paraqes prova gjatë gjykimit që do të vërtetojë se materialet e dorëzuara ishin të klasifikuara si konfidenciale. Gjykatësit do të dëgjojnë dëshmi në lidhje me pjesë të këtyre dokumenteve që ju treguan mediave”, ka thënë prokurori.

Por, nga mbrojtja e të akuzuarve është thënë se Gucati e Haradinaj përveç që nuk kanë qenë dijeni nëse ato dokumente janë konfidenciale, të njëjtit nuk e kanë ditur nëse ato janë autentike.

Avokati i Hysni Gucatit, Jonathan Elystan Rees ka thënë se ZPS nuk e ka vërtetur statusin e mbrojtur konfidenciale të dokumenteve.

“Të akuzuarit e kanë bërë të qartë qëndrimi ne tyre, ata nuk e kanë ditur se natyra e këtyre dokumenteve ishte konfidenciale apo nëse këto dokumente ishin autentike apo false, zoti Gucati nuk është avokat, nuk është jurist, dhe ato duhet të shihen dhe të pranohen sit ë tilla pra si komente të bëra nga një person që nuk është jurist.

E avokati i Nasim Haradinajt, Toby Cadman ka mbështetur qëndrimin e mbrojtjes së Gucatit.

“Qëndrimi ynë është i ngjashëm me atë të zotit Rees, sipas nesh trupi gjykues do të duhet t’i shikoj të gjitha ato video incizime të gjitha konferencat për shtyp, dhe të gjitha komentet e bëra në media, dhe ato t’i bëjë brenda një konteksti. Nuk është e mjaftueshme që trupi gjykues ti shqyrtoj në hollësi to materiale vetëm nga transkriptet, duhet t’i shikoj të gjitha to brenda një konteksti para se të nxjerr vendimet e veta” ka thënë Cadman, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.

Hysni Gucati e Nasim Haradinaj akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Kjo është konferenca e dytë përgatitje për gjykim.

Të ngjashme