Gucati: Gjykata Speciale po deformon historinë tonë

Prishtinë | 07 Gus 2025 | 17:21 | Nga Ekonomia Online

Mijëra qytetarë nga pjesë të ndryshme të Kosovës, rajoni dhe diaspora po marrin pjesë në protestën kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale në Hagë dhe në mbështetje të drejtuesve të UÇK-së, që po mbahen në paraburgim atje, raporton Ekonomia Online.

Në protestën në sheshin “Skenderbeu”, organizuar nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, Hysni Gucati theksoi se Gjykata Speciale po deformon historinë tonë.

Ai ka thënë se “nuk ka gjykatë që mund t’i fshijë gjurmët e gjenocidit serb”.

“Sot, veteranët e UÇK-së ikeni bërë shumë krenarë që jeni bashkuar, kundër një gjykate anti-shtetit të Kosovës. Ne e kemi ditur se do të jemi bashkë gjithmonë kur rrezikohet dinjiteti ynë. Gjykata Speciale po deformon historinë tonë”.

“E vërteta është krejt tjetër. Kjo gjykatë po i gjykon aleatët e NATO-s, Hashimin, Kadrin, Jakupin dhe Rexhepin”.

“Kjo nuk është drejtësi, kjo është luftë politike. Penalizimi i luftës së UÇK-së është i padrejtë. Lufta e UÇK-së ka qenë dhe mbetet një nga luftërat më të pastra në historinë moderne. Kjo gjykatë, që nga fillimi, më shumë i ka shërbyer Serbisë. E vërteta nuk fshihet dot”.

“Nuk ka gjykatë që mund t’i fshijë gjurmët e gjenocidit serb”, tha Gucati.

Të ngjashme