Gucati për rastin “veteranët”: Faj ka edhe politika

Prishtinë | 28 Jan 2019 | 11:19 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se fajin për veteranët e rrejshëm e kanë edhe politikanët dhe jo vetëm komandantët, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se një pjesë e politikanëve është dashur të paraqiten në Gjykatë në rastin e veteranëve.

“Është mirë të ndahet shapi prej sheqeri. Në frymën e kësaj nuk kanë faj vetëm komandantët, por edhe politika është dashur të thirren edhe liderët e partive të ndryshme ta ndajnë fajin bashkë me komandantët. Unë nuk flas me emra, por politika i ka fajet edhe ata është dashur të jenë këtu sot bashkë me komandantë”, ka thënë Gucati.

Ai tha se pasi që është marrë politika me këtë çështje atëherë sipas tij do të ishte mirë që edhe tash gjysmën e fajit ta bartin ata.

“Përfaqësuesit e shtetit e dini ju vet nuk kam çfarë të shtoj më shumë, mirë që është mbajtur kjo seancë dhe të ndahet shapi prej sheqeri një herë e përgjithmonë. Pasi që është marrë politika me veteranë është mirë të merret edhe sot me zgjedh problemin, me pranu fajin edhe ata pjesën e fajit të vet me e nda përgjysmë. Unë nuk kam faj sepse nuk kam qenë pjesë e komisionit kurrë, një herë kam qenë dhe më kurrë në jetën time. Ka faj politika”, tha ai.

Të ngjashme