Gucati: Propozim aktakuza ndaj krerëve të UÇK-së, sulm direkt mbi Kosovën dhe luftën e saj

Prishtinë | 09 Kor 2020 | 12:27 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

OVL e UÇK-së ka mbajtur protestë gjithëpopullore me moton “Në mbrojtje të Luftës Çlirimtare”, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se aktakuza e dorëzuar nga Prokuroria e Specializuar e Hagës ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe ndaj kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, se është e papranueshme.

“Jemi mbledhur ane e kënd Kosovës në kushte dhe rrethana të jashtëzakonshme për të kundërshtuar akuzat e padrejta dhe të një anshme, të ndikuara politikisht nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare që po i bëhen UÇK-së tash e 20 vite të orkestruara edhe nga Serbia edhe nga aleatët e saj”.

“Shpallja e pazakontë e akuzave ndaj krerëve të UÇK-së e befasoi botën qytetare. Veprimi i prokurorit i pamatur dhe i padrejtë i cili për të ushtruar presin publik ka lëshuar deklaratën para se gjykata të konfirmoj ose rrëzoj akuzën e ngritur”.

“Kjo gjykatë është e  papranueshme, e njëanshme e dyshimtë, ky propozim është sulm direkt mbi Kosovën dhe lirin e saj të cilën e solli lufta e drejtë”.

Meriman Braha, nga Shoqata e të burgosurve politik, tha se janë mbledhur për të ngritur zërin kundër veprimeve selektive të njëanshëm të Gjykatës Speciale. Ai tha se i janë mirënjohës ShBA-së.

“Dora gjakatare e Serbisë në spastrimin e shqiptareve gjatë luftës më në fund u detyrua të ndërhynte për ta shporrur okupatorin serb e për ta rikthyer popullatën shqiptare”.

“Serbia është shakatare e dy luftërave që ka marrë miliona viktima. Gjykata e ngritur në bazë të një narrative të rreme dhe ndjekja e pjesëtarëve të UÇK do të përdoret për goditje të tjera. I vetmi fajtor për krimet e bëra në Kosovë është Serbia”.

Kolonel Bina Gashi, ka thënë se ka vetëm ka supozime për aktakuzë të ngritura sepse lufta e UÇK-së ka qenë e pastër, raporton EO.

Kjo protestë u organizua pasi Dhoma e Specializuar dorëzoi aktakuzë ndaj ish-eprorëve të UÇK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, për shqyrtim në Gjykatën Speciale.

Të ngjashme