Gucati: Serbia dërgoi listë të re në Interpol, një veteran i UÇK-së u ndalua në Shqipëri

Prishtinë | 02 Gus 2020 | 11:12 | Nga Ekonomia Online

Një veteran i UÇK-së është ndaluar sot nga Policia në Shqipëri, pas dërgimit në Interpol të një liste ku përfshihet edhe emri i tij, ka bërë të ditur të dielen, kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati.

Ai, përmes një shkrimi në Facebook, u ka kërkuar veteranëve të UÇK-së që të mos dalin nëpër shtetet tjera, pasi, sipas burimeve të organizatës së tij, Serbia ka dërguar në Interpol një listë me emra të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Guacti ka kërkuar nga Shqipëria ta lirojë sa më parë atë.

“… deri sa do të vazhdojnë kështu duke u maltretuar në këtë formë njerëzit që dhanë çdo gjë që ne sot ta kemi shtetin, veteranët ende nuk janë në gjendje të lëvizin të lirë, Qeveria e Kosovës sa me parë duhet të marrë masa në këtë drejtim dhe të mos kemi më raste të tilla”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme