Kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj iu është vazhduar paraburgimi në Dhomat e Specializuara.
Kështu është bërë e ditur nga një vendim i publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara.
Gjykatësi i procedurës parapake ka urdhëruar vazhdimin e paraburgimit të Gucatit. Ai mundet ta dorëzojë kërkesën e radhës për lirim nga paraburgimi me 1 prill. Edhe Haradinaj këtë kërkesë mund ta dorëzojë me 1 prill.
Te rasti i Haradinajt, Gjykatësi i Procedurës paraprake e ka urdhëruar ZPS-në që të dorëzojë deklaratën të zyrtarëve policorë që kanë arrestuar, apo çfarëdo materiali sa i përket arrestimit të Haradinajt, deri më 12 mars 2021.