Guerot: Bllokimi aktual po dëmton Kosovën – zgjidheni çështjen para afatit kushtetues

Prishtinë | 25 Kor 2025 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Ambasadorë të shteteve perëndimore, të akredituar në Kosovë, morën pjesë në seancën e sotme konstituive të Kuvendit.

Në mesin e tyre ishte edhe ai i Francës, Olivier Guerot, i cili tha se ngërçi që po ndodh me mos-konstituimin e Kuvendit shkon në dëm të Kosovës.

“Së bashku me ambasadorë të tjerë, mora pjesë në seancën e sotme të Kuvendit. Bllokimi aktual po dëmton Kosovën”, tha Guerot në X.

Ai i inkurajoi të gjithë politikanët që të shfrytëzojnë plotësisht pak orët e mbetura para se afati i Gjykatës Kushtetuese të përfundojë nesër.

Të ngjashme