Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan, është teztuar pozitiv me koronavirus, ka njoftuar klubi i njohur anglez sot.
Gundogan 29-vjeçar do të qëndrojë i izoluar për dhjetë ditë.
Ai do të mungojë në ndeshjen e Manchester Cityt sonte kundër Wolverhamptonit.
“Të gjithë në klub i dëshirojnë Ilkayt shërim të shpejt”, thuhet në komunikatë të Cityt.
Më herët janë infektuar edhe dy lojtarët tjerë të Cityt, Riyad Mahrez e Aymeric Laporte.