Mesfushori i Përfaqësueses së Gjermanisë, Ilkay Gundogan ka lënë të hapur mundësinë e largimit nga Manchester City.
Ai ka thënë se është i kënaqur te klubi kampion i Anglisë, mirëpo ka lënë të kuptohet se është i interesuar për sfida të reja.
Kontrata e Gundoganit skadon në fund të stinorit të ardhshëm dhe ai ende nuk ka arritur marrëveshje për vazhdim të kontratës.
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se dëshiron që Gundogan të qëndrojë, por vetëm nëse edhe mesfushori e do këtë.
“Unë nuk kam marrë ende vendim, përndryshe do të firmosja kontratën e re. Do të them se jemi ende në bisedime, por nuk ndiej shumë presion. është një gjë që secili duhet ta vendosë për vete. Unë jam 28-vjeçar dhe kontrata ime e ardhshme do të përcaktojë se ku do ta mbylli karrierën”, ka thënë Gundogan të hënën në konferencën për media, shkruan Koha Ditore.