Kundërshtari i parë i Argjentinës në Kupën e Botës do të jetë Islanda. Kjo përfaqësuese ishte surpriza e Euro 2016, dhe tani kërkon të befasojë përsëri në Kupën e Botës për të vërtetuar se nuk ishte një rastësi.
Gjithsesi, ndeshja e parë do të jetë tepër e fortë për europianët pasi përballë do të kenë Argjentinën e Lionel Messit.
Një fakt që mesa duket, nuk e shqetëson aspak kapitenin e ekipit, Aron Gunnarsson.
Ai është shprehur me vetëbesim për forcat e ekipit të tij, duke thumbuar edhe homologun e tij tek Argjentina.
“Ata kanë madhështi individuale, ne kemi një skuadër… Messi? Ai nuk më tremb, ai nuk është Cristiano Ronaldo.”