Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka reaguar pas dështimit të 24-të me radhë për konstituimin e Kuvendit, duke dhënë një mesazh ironik përmes veshjes së tij, ku shkruhej: “Fat familjarëve”, raporton Ekonomia Online.
Mesazhi i tij ishte një përgjigje ndaj shefit të stafit të kryeministrit Kurti, Luan Dalipit, i cili kishte uruar fat vëllait të tij për një licencë në sektorin e energjisë.
“Qytetarët e Kosovës as nuk po provojnë më, janë dorëzuar, edhe në provimin e fatit. Kështu, ky është një mesazh për familjarët e pushtetarëve,” deklaroi Guri para mediave.
