Guterres: Jam i tronditur nga keqinterpretimi i fjalëve të mia

Prishtinë | 25 Tet 2023 | 16:27 | Nga Ekonomia Online

Shefi i OKB-së, Antonio Guterres, ka thënë se është i tronditur nga keqinterpretimi i fjalëve të tij.

Ai, në në konferencë për media, sot ka theksuar se një deklaratë e tij dje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është keqinterpretuar, ku tha se është e rëndësishme të pranohet se sulmet nga Hamasi nuk ndodhën “në një vakum”.

Guterres tha se kjo deklaratë e tij që ishte dhënë nga media ndërkombëtare është e “rreme”.

Ai tha se i dënon pa mëdyshje “aktet e tmerrshme dhe të paprecedentë të 7 tetorit nga Hamasi në Izrael”.

“Asgjë nuk mund të justifikojë vrasjen, plagosjen dhe rrëmbimin e qëllimshëm të civilëve – ose lëshimin e raketave kundër objektivave civile,” përfundon më pas Guterres citimin e tij të djeshëm.

“Në të vërtetë, fola për ankesat e popullit palestinez.

“Duke bërë këtë, unë e deklarova qartë dhe citoj: “Por ankesat e popullit palestinez nuk mund të justifikojnë sulmet e tmerrshme të Hamasit”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme