Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, paralajmëroi për mundësinë e konflikteve të reja ushtarake në Libi.
Ai iu kërkoi fraksioneve ndërluftuese t’i kthehen dialogut.
Guterres tha përmes një postimi në Twitter se është “thellësisht i shqetësuar nga lëvizja ushtarake që po zhvillohet në Libi dhe rreziku i konfrontimit”.
Libia është përballur me trazira nga viti 2011 prej kur është rrëzuar nga pushteti dikatori, Muammar Qaddafi.
Ky shtet është i ndarë në mes të Qeverive rivale, të cilat mbështesin grupe të ndryshme të militantëve.