Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari
Në frymën e bashkëpunimit, duke u bazuar në mandatet ligjore që kanë të dy institucionet, në këtë takim u diskutua avancimi dhe thellimi i bashkëpunimit në mes të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Institucionit të Avokatit të Popullit.
Guvernatori Mehmeti falënderoi Avokatin e Popullit, Jashari për bashkëpunimin mes dy institucioneve me zotimin që ky bashkëpunim do të vazhdojë në të ardhmen, si dhe e informoi për zhvillimet, aktivitetet dhe angazhimet e BQK-së dhe të sektorit financiar, në përgjithësi
Nga ana tjetër, Avokati i Popullit,Hilmi Jashari vlerësoi lart sukseset e arritura në sektorin financiar dhe konfirmoi gatishmërinë për avancimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve.