Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, ka paralajmëruar se të gjithë të punësuarit në linjën e parë mbrojtëse nga coronavirusi do të marrin bonuse, pasi që sipas tij, për gjithçka që ata janë duke bërë nuk mjafton një falënderim, dhe se një gjë e tillë do të praktikohet edhe në pjesë tjera të SHBA-ve.
Punonjësit shëndetësorë, ata të metrosë, transportit publik, punonjësit në marketet ushqimore dhe të gjithë të tjerët në linjën e parë, do të marrin 50 për qind bonuse për atë çfarë janë duke bërë për të parandaluar përhapjen e mëtejme të COVID-19
“Të gjithë po u themi se keni bërë një punë të shkëlqyer, punonjës shëndetësor keni bërë dhe vazhdoni të bëni punë të shkëlqyer, ndërsa policëve po u themi vazhdimisht – jeni heronjtë tanë”, ka shtuar Cuomo duke pranuar se nuk mjafton vetëm kaq.
“Është e vërtetë që janë, është mirë të dëgjosh fjalë të bukura, por duhet shpërblyer edhe për punën e tyre të palodhshme. Ata janë njerëzit që po na shpëtojnë dhe nxjerrin nga kjo krizë që ende nuk ka përfunduar”, ka shtuar guvernatori i Nju Jorkut, ku në këtë vend deri më tani kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, 253 mijë persona dhe 18.600 tjerë kanë humbur jetën.