Guvernatori Ismaili takohet me Misionin e FMN-së për rishikimin e dytë të Marrëveshjes (SBA) dhe Programit për Reziliencë dhe Qëndrueshmëri

Prishtinë | 18 Mar 2024 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Në takim u theksuan bashkëpunimi ndërmjet BQK-së dhe FMN-së për të ngritur kapacitetet
institucionale dhe për të zbatuar rekomandimet nga marrëveshjet, duke fuqizuar kështu
stabilitetin makroekonomik dhe qëndrueshmërinë financiare.

Duke shprehur mirënjohjen e tij për ndihmën teknike të ofruar nga Misioni i FMN-së për ngritjen
e kapaciteteve institucionale në BQK, Guvernatori Ismaili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të
vazhdueshëm në avancimin e progresit institucional duke marrë parasysh sfidat me të cilat
përballet ekonomia e Republikës së Kosovës.

Diskutimet gjatë këtij takimi u përqendruan rreth perspektivës dhe projeksioneve
makroekonomike për Kosovën, progresin e bërë në zbatimin e rekomandimeve të dala nga
marrëveshjet e SBA-së dhe RSF-së, si dhe gjetjen e mundësive për asistenca të reja teknike.

Guvernatori Ismaili shpjegoi progresin e bërë në zbatimin e rekomandimeve, si dhe finalizimin e
Projektligjit për Bankat. Gjithashtu, Guvernatori i BQK-së theksoi zhvillimet e reja lidhur me
perspektivën ekonomike dhe ndryshimin e kornizës ligjore.

Misioni i FMN-së përshëndeti kompletimin e Bordit Ekzekutiv të BQK-së dhe përgëzoi BQK-në
në progresin e bërë për fuqizimin e kornizave dhe kapaciteteve institucionale. Misioni përsëriti
përkushtimin e tij për të mbështetur qëndrueshmërinë ekonomike të Kosovës.

Ky Mision do të qëndroj në Kosovë nga data 18 deri më 27 mars, gjatë së cilit ekipi i FMN-së do
të angazhohet me ekzekutivin dhe personelin e BQK-së, për të vazhduar vlerësimet dhe
diskutimet për forcimin e kapaciteteve dhe kornizës institucionale të BQK-së.

Të ngjashme