Guvernatori Mehmeti për tërheqjen e Trustit: Qëllimi i kontributeve është ofrimi i mirëqenies pas pensionimit

Prishtinë | 07 Dhj 2022 | 12:56 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e ka diskutuar plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale, raporton Ekonomia Online.

Për të dhënë mendim më të qartë për këtë çështje, komisioni i ka ftuar përfaqësues nga Banka Qendrore dhe nga Trusti Pensional.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, tha se qëllimi i kontributeve pensionale është që të ofrojë mirëqenie pas moshën së pensionimit.

Prandaj sipas tij, këto mjete duhet të shfrytëzohen pas pensionimit në mënyrë që këta persona të mos bëhen barrë e shtetit.

“Për pensionet e bazuara në kursim, që veprojmë në emër të pjesëmarrësve dhe shpenzuesve, ka për qëllim grumbullimin dhe të sigurojë pensionet kontribuuese në rast se e arrijnë moshën 65 vjeçare. Qëllimi i kontributeve pensionale është që të ofrojë mirëqenie pas moshën së pensionimit”.

“Konsideroj se mjetet pensionale si qëllim kryesor është që të sigurojë mirëqenie për qytetarët të cilët pas pensionimit që ta kenë një mirëqenie e mos të bëhen barrë sociale e shtetit”, tha Mehmeti.

Mendim të njëjtë dhe kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti u shpreh edhe Ruzhdi Morina kryesues i Bordit të Trustit Pensional.

Drejtori i Trustit, Adrian Zalli tha se nëse Projektligji kalon në Kuvend, rreth 600 milionë euro do të tërhiqen.

“Prej shifrave nëse shkohet siç është propozuar  në ligj shuma qe do të tërhiqet është mbi 594 milionë euro nëse të gjithë i tërheqin, nëse marrim praktikën se sa i kanë tërhequr herën e kaluar është 95 për qind. Është e pritshme që e njëjta të tërhiqet rreth 600 milionë euro”, tha Zalli.

Ndërsa deputeti i PDK-së, Ferat Shala, pyeti për punën që ka bërë BQK-ja në uljen e inflacionit.

“A është pjesë e mirëqenies Inflacioni dhe cili është qëndrimi për Inflacionin. Për ta ruajtur mirëqenien, cilat janë rekomandimet tuaja për ta ruajtur mirëqenien sociale”, tha Shala.

Për inflacionin u përgjigj Guvernatori Mehmeti, raporton EO.

“13 për qind ka qenë në gusht, ndërsa në fund siç e parashikojmë mund të jetë deri në 11 për qind. Inflacioni është i importuar”, tha Mehmeti.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se drejtori i Trustit Pensional i ka tërheq mbi 16 mijë euro në kohën kur është votuar tërheqja e mjeteve të Trustit.

“Nëse drejtori i Trustit, zotëri Zalli i ka tërheq 16 mijë euro, pse mua si qytetar nuk më lejohet. Sa janë humbjet e Trustit këtë vit, si është e mundur të humbin 200 milionë euro, nëse kanë qenë të sigurta. Sa është shuma e letrave me vlerë që Trusti i ka blerë Qeverisë”.

“Po bejka me i dhënë mjete Qeverisë, e nuk po bën me iu dhënë qytetarëve”, tha Haxhiu, teksa tha se sipas një raporti të GAP-it, rreth 94 për qind mund të përfitojnë nga tërheqja e mjeteve të Trustit.

Reformë pensionale kërkoi edhe drejtori i Bordit të Trustit, Ruzhdi Morina. 

“Tërheqja e mjeteve nga Trusti 95 për qind mund të deklarojmë se janë tërhequr, dhe një pjesë e vogël nuk i kanë tërhequr. Vlera e tyre që janë tërheq është afër 200 milionë euro”, tha Morina.

“Rreth 70 milionë euro kanë qenë humbjet e fundit, dhe se këto janë rikuperuar. Rreth 600 milionë euro janë investuar në letrat me vlerë”, tha në fund Morina.

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti tha se vlera e kredive në Kosovë është 4.2 miliardë euro.

“4.2 miliardë është vlera e kredive, me një rritje prej 14 për qind. Kreditë konsumuese janë rritur 17 për qind. 1. 5 miliardë euro janë lëshuar kredi të reja. 14.9 për qind është norma e interesit te mikoro-financat”, tha Mehmeti.

Lexo më shumë:

Të ngjashme