Guvernatori Mehmeti priti në takim përfaqësuesit e FMN-së

Prishtinë | 26 Tet 2022 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës z.Fehmi Mehmeti, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të udhëhequr nga shefi i misionit për Kosovën z.Gabriel Di Bella.


Në këtë takim Guvernatori Mehmeti njoftoi përfaqësuesit e FMN-së lidhur me performancën e mirë të sektorit financiar në Kosovë, e në veçanti atij bankar dhe potencoi rëndësinë e këtij sektori në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit.

Guvernatori Mehmeti po ashtu shpalosi pikëpamjet e Bankës Qendrore lidhur me perspektivën e zhvillimit ekonomik në përgjithësi dhe rolin e sektorit financiar si kontribuues kyç në financimin e ekonomisë.

Përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të udhëhequr nga shefi i Misionit për Kosovën z. Gabriel Di Bella po qëndrojnë në Kosovë për fillimin e konsultimeve lidhur me Artikullin IV për Kosovën.

Të ngjashme